Kurti i thërret liderët opozitarë në takim pas vizitës së Escobarit, e merr vetëm një konfirmim për pjesëmarrjen

Kurti në takim ka ftuar edhe liderët tjerë opozitarë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për t’u takuar të premten.

Lajmi është konfirmuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Nga partia më e madhe opozitare, PDK, kanë thënë se përgjigja do të jepet në momentin që mësohen detajet e takimit

“Kemi pranuar një e-mail nga Kabineti i Kryeministrit, nëpërmjet të cilit është ftuar kryetari i PDK-së Memli Kransiqi për takim të përbashkët me krerët e subjekteve opozitare dhe kryeministrin. Por, në këtë e-mail nuk është specifikuar tema dhe agjenda takimit. Pasi të marrim informacione të sakta nga Zyra e Kryeministrit për qëllimin dhe agjendën zyrtare të takimit, kryetari do të vendosë se a do të merr pjesë në këtë takim apo jo”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Komunikimit të PDK-së.

Kjo ftesë për liderët e opozitës, vjen pas takimit të Kurtit me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar.

Kreu i Qeverisë ka thënë se në këtë takim janë diskutuar shumë tema, si partneriteti ndërmjet dy vendeve, progresi dhe reformat në Kosovë, procesi i dialogut e shumë të tjera.

Escobar është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe krerët e partive opozitare këtë të mërkurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.