Kurti i çon ftesë Krasniqit për takim, ja si i përgjigjet shefi i PDK-së

Nga PDK kanë thënë se në ftesë nuk është specifikuar tema dhe agjenda e takimit, dhe për këtë ata do të kërkojnë informacione të sakta nga Zyra e Kryeministrit.

Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se Kurti e ka ftuar në takim kreun e kësaj partie.

Pasi t’i marrin informacionet, PDK thotë se Krasniqi “do të vendosë se a do të marrë pjesë në këtë takim apo jo”.

“Para pak minutash kemi pranuar një e-mail nga Kabineti i Kryeministrit, nëpërmjet të cilit  ështe ftuar kryetari i PDK-së Memli Kransiqi për takim të përbashkët me krerët e subjekteve opozitare dhe kryeministrin. Por, në këtë e-mail nuk është specifikuar tema dhe agjenda takimit. Pasi të marrim informacione të sakta nga Zyra e Kryeministrit për qëllimin dhe agjendën zyrtare të takimit, kyetari do të vendosë se a do të merr pjesë në këtë takim apo jo”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Komunikimit të PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.