Dogana e Kosovës kap 1370 kilogramë çokollatë më afat të skaduar

Doganierët në Terminalin e Vërmicës kanë kapur një ngarkesë me produkte çokollate të skaduara në sasi prej 1370 kilogram.

Pas kontrollit të një ngarkese doganierët zbuluan se 1370 kilogramë çokollatë, me vlerë 1,712,68 euro) kishte afat të skadencës më 26 tetor 2023.

Çokollata e skaduar u gjet e fshehur në mes të rimorkios, e përzier me mallin tjetër.

Produktet e çokollatës së skaduar janë sekuestruar nga zyrtarët doganor dhe do të asgjësohen në përputhje me rregulloret në fuqi dhe bashkëpunim me agjesionin e ushqimeve derisa kompania importuese është gjobitur dhe po hetohet.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë importuesit dhe eksportuesit se ata janë përgjegjës për të siguruar që mallrat që ata importojnë ose eksportojnë janë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Zrtarët doganorë do të vazhdojnë të jenë vigjilentë në përpjekjet e tyre për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.