Kryeministri në detyrë i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë thirrje për “armëpushim” në Rripin e Gazës duke kërkuar që të ndalen ”vrasjet e civilëve pa dallim”, shkruan elplural.com.
Sanchez përveç kësaj, ka thënë se Qeveria Spanjolle dhe kabineti i tij do të punojnë për “të njohur shtetin Palestinez”.
Kandidati socialist për kryeministër fjalimin e tij para deputetëve spanjoll e ka nisur duke kërkuar nga Izraeli “armëpushim” dhe fund ” vrasjes pa kriter të civilëve “.
Sanchez bëri të ditur se cili do të jetë një nga angazhimet e para të kësaj legjislature të re që po nis. Ai gjithashtu ka thënë se do të punojë “për të njohur shtetin palestinez”