/

Krasniqi në Bruksel: Duhet marrëveshje finale me njohje reciproke, BE t’i heqë masat ndaj Kosovës

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Bruksel. Ai këtë vizitë e ka nisur duke marrë pjesë në një organizim për Ballkanin Perëndimor nga grupi liberal i Parlamentit Evropian “Renew Europe”.

Krasniqi në këtë tryezë diskutimi ka thënë se paqja deh siguria e rajonit janë në interesin e përbashkët të Kosovës dhe BE-së dhe se në këtë proces është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje finale me njohjen reciproke në qendër.

Kreu i PDK-së ka kërkuar gjithashtu se BE-ja duhet t’ia heqë masat Kosovës sa më parë.

 Njoftimi i plotë:

Vizitën zyrtare në Bruksel e nisa me pjesëmarrjen në tryezën për Ballkanin Perendimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Renew Europe.

Pata kënaqësinë që, në margjinat e takimit, të diskutoj dhe të shkëmbej qëndrime të vlefshme me Ilhan Kyuchyuk, Bashkë-presidentin e ALDE, Stéphane Séjourné, President i Reneë Europe dhe Janez Lenarçiç, Komisionerin Evropian për Menaxhimin e Krizave.

Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe BE-së. Në këtë proces, është tejet e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër.

Po ashtu, ritheksova qëndrimin se BE duhet të heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës. PDK është mirënjohëse ndaj aleatëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.