/

811 raste të thyerjes së gurëve në veshkë për 9 muaj në QKUK

811 raste të thyerjes së gurëve në veshkë janë realizuar në nëntë muajt e parë të këtij viti, nga urologët në bashkëpunim me anesteziologët, në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu bën të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).

“Në po këtë klinikë, janë realizuar edhe 798 operacione të hapura dhe endoskopike, poashtu, ka pasur 1 mijë 474 procedura të njohura si ureterocistoskopi dhe aplikim i stentave ureterale, 134 rate të ekzaminimeve urodinamike, 193 aplikime të nefrostomave, mbi 7 mijë e 600 vizita emergjente , 5 mijë e 600 vizita ambulantore. Janë bërë edhe 227 biopsi të prostatës. Në klinikë janë realizuar edhe ekzaminime të tjera urologjike”, thuhet në njoftim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.