/

Kurti uron Kombëtarën e Shqipërisë për kualifikimin në Euro 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë me rastin e kualifikimit në Euro 2024.Kurti ka thënë se festa e sotme do të vazhdojë edhe përgjatë evropianit.

Kurti ka uruar edhe lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë.

“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!”, ka shkruar Kurti

Leave a Reply

Your email address will not be published.