Murat Yakin pritet të bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen e ndaj Kosovës, që do të zhvillohet nga ora 20:45.
Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, në formacionin startues do të kthehet Xherdan Shaqiri, i cili nuk ishte në 11-shen e parë në ndeshjen e kaluar ndaj Izraelit.
“20minuten”, bazuar në burimet e veta, ka zbuluar formacionin e “Helvetikëve” për sonte. Yan Sommer do të jetë në portën e Zvicrës edhe sonte. Në vijën e mbrojtjes thuhet se do të ketë ndryshime masive. Edimilson Fernandes është i suspenduar dhe vendin e tij në krahun e djathtë do ta zë Eray Comert.
Befasi është veterani Ricardo Rodriguez, i cili është hequr nga formacioni i titullarëve. Ulisses Garcia do ta zë vendin e tij.
Manuel Akanji dhe Nico Elvedi pritet të startojnë në qendër të mbrojtjes.
Ndërkohë, Yakin nuk pritet të ndryshojë asgjë në mesfushë. Remo Freuler, Denis Zakaria dhe kapiteni, Granit Xhaka, besohet se do të luajne nga minuta e parë
Siç pritej, Shaqiri është rikthyer në formacionin e titullarëve dhe do jetë sonte në vijën e sulmit, konkretisht në krahun e djathtë.
Ruben Vargas do të luajë në krahun e majtë të sulmit, kurse Noah Okafor do të luajë në qendër, ashtu si në ndeshjen e kaluar.