Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” do të takohen me Zvicrën në “St. Jakob-Park”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 20:45.
Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë për faktin edhe se shumë tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit.
Interesimi padyshim se është i jashtëzakonshëm, teksa raportohet se biletat po shitën edhe në tregun e zi.
Një shitës biletash ka deklaruar se çmimi i një bilete në tregun e zi po shkon deri në 110 frangë, apo 113 euro.
“Po, kam bileta. Kushton 110 frangë”, tha një shitësesh bileta në tregun e zi. Madje, ka edhe bileta që çmimi i tyre shkon edhe më larg.