Gazetarja Edlira Qefalia tha se është përballur disa herë me ngacmim seksual në punë.
Në emisionin “Good Morning Albanians”, Qefalia, bashkëshortja e analistit Milaim Zeka, u shpreh se fillimisht kishte ndodhur në 2005, kur sapo kishte mbërritur Kosovë.
“Historia ka ndodhur sa kisha ardhur në Kosovë në 2005, ku ende s’më njihnin si gruaja e Milaim Zekës. Më ka qëlluar nja dy raste që më kanë kërkuar takim në punë, në lokaldhe u kam thënë OK po marr me vete edhe burrin dhe s’më kanë marrë në telefon. S’donin të merreshin me një grua të martuar dhe aq më pak me Milaimin”, tregoi gazetarja.
Ajo tregoi se vinte nga një barrë përvojë pune ku ishte ngacmuar edhe më herët, teksa theksoi se ngacmimet në punë janë të zakonshme, ndaj nuk u habit nga ngacmimi i radhës.
“Kam mbi 24 vjet përvojë pune. Duhet ndarë flirti dhe pastaj kur rëndohet dora dhe kushtëzohen gjërat me vendin e punës, rritje page dhe arrin deri tek dhuna fizike. Të gjithë i kemi parë këto situata në çdo lloj vendi pune”, tha gazetarja.