Shenjat e para të kancerit që mund t’i dalloni në sy

Kanceri mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit tuaj, por mund të mos iu kishte shkuar ndërmend se mund të prekë edhe sytë tuaj.

Rreziku i kancerit rritet me rritjen e moshës, sipas Cancer Research UK (CRUK). Kanceri i syrit mund të shfaqet brenda dhe jashtë syrit, si dhe në qepallat.

Njerëzit që vuajnë nga ajo nuk do të vërejnë gjithmonë shenja të dukshme. Në fakt, kanceri i syrit më së shpeshti zbulohet në testet rutinë të syve, shkruan The Sun.

Por ka disa simptoma që mund t’i dalloni vetë. Sipas CRUK, shenjat e mundshme të kancerit të syrit përfshijnë:

-Fryrje e njërit sy,

-Humbje e plotë ose e pjesshme e shikimit,

-Dhimbje në ose rreth syrit – megjithëse kjo është e rrallë me kancerin e syrit,

-Një gungë e zbehtë e ngritur në sipërfaqen e syrit – qoftë në membranën e hollë dhe të qartë që mbron pjesën e bardhë brenda qepallave, të quajtur konjuktiva, ose kornea, pjesa transparente që mbulon bebëzën tuaj,

-Shikim i turbullt,

-Ndryshim në pamjen e syrit,

-Gungë në qepallat ose rreth syrit,

-Duke parë njolla ose ndezje të dritës ose vija të mprehta, të njohura shpesh si floaters, para syve tuaj,

-Humbja e shikimit periferik – ju mund të shihni qartë atë që është përpara, por jo atë që është anash,

-Një njollë e errët në pjesën e ngjyrosur të syrit – irisit – që po bëhet më e madhe,

-Irritim i syve, sy i kuq ose konjuktivit kronik. Konjuktiviti njihet edhe si syri rozë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.