/

Të dëmtuarve nga vërshimet u procedohen pagesat e rimëkëmbjes

1,905 familjeve ju kanë proceduar pagesat për rimëkëmbje nga vërshimet, nga Qeveria e Kosovës.

“Sipas vendimit të qeverisë, dhe vlerësimit të komisioneve përkatëse, gjithsej janë mbështetur 1,905 familje, ku nga to për vërshimet e shtatorit 2022 janë 620 familje të mbështetura, kurse për vërshimet e janarit 2023 janë 1,285 familje të mbështetura”, thuhet në njoftimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Pagesat për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve në ekonomitë familjare janë për vitet 2022 dhe 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published.