Raportohen pesë raste të dhunës në familje – gratë viktima të bashkëshortëve

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar se kanë ndodhur në Kosovë të martën.

Policia njofton se në katër prej këtyre rasteve viktima janë gratë, të cilat janë sulmuar e dhunuar fizikisht si dhe kërcënuar nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët e tyre.

Ndërsa, në njërin rast raportohet se dy gra janë rrahur-sulmuar mes vete për shkak të një mosmarrëveshje verbale.

Ky rast ka ndodhur në Prishtinë, ku palët më pas kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

“Prishtinë 21.11.2023 – 19:40. Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur-sulmuar mes veti dy të dyshuara femra kosovare.  Palët kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin policor.

Ndërsa, në Lipjan është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe po ashtu ka kanosur viktimën.

“Lipjan 21.11.2023-10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës  kosovare -bashkëshortes së tij, dhe po ashtu ka kanosur viktimën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”.

Në Ferizaj një tjetër person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 21.11.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij  kosovare . Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

E në Gjakovë është arrestuar i dyshuari që ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka kanosur me jetë përmes telefonit vëllain e saj.

“DHUNË NË FAMILJE Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë   Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  pasi ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovare-bashkëshortes së tij, ndërsa përmes telefonit e kishte kanosur me jetë viktimën mashkull kosovar-vëllain e bashkëshortes së tij. Viktima-bashkëshortja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa vëllai i saj ka refuzuar.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”.

E në Rahovec një person është arrestuar pasi në vazhdimësi ka kanosur verbalisht ish-bashkëshorten e tij.

“Rahovec 21.11.2023 – 21:25.  Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u kanosur verbalisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovari cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.