Qeveria e Kosovës ka vendosur sërish për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, duke vendosur kështu që ky proces të realizohet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj 2024.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se Agjencia e Statistikave të Kosovës është entitet përgjegjës për regjistrimin e popullsisë.
Kreu i Qeverisë tha më tej se letra informuese që e ka pranuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati dëshmon se procesi i regjistrimi të popullsisë nuk është menaxhuar mirë, por kësaj radhe tha se është premtuar se gabimet nga e kaluara nuk do të përsëriten.
“Regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj të vitit 2024 për të zbatuar parimet e EUROSTAT-it….”, tha ai.
DTV