/

Krasniqi: Shtyrja e afatit të regjistrimit të popullsisë po bëhet qëllimisht nga Kurti për fshehjen e shifrave reale

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për shtyrjen e afatit të regjistrimit të popullsisë.

Ai tha se kjo po ndodh qëllimisht nga kryeministri Kurti, duke shtuar se kjo dëshmon për paaftësi të Qeverisë.

“Qysh herët kam paralajmëruar se regjistrimi i popullsisë nuk do të bëhet këtë vit – dhe kjo po ndodh qëllimisht nga vet Kryeministri Kurti. Shtyrja e regjistrimit, për herë të tretë, tashmë për në prill të vitit të ardhshëm, dëshmon se paaftësia, shkelja e ligjit, ndërhyrjet politike dhe fshehja e shifrave reale – e karakterizojnë këtë Qeveri dhe këtë proces që nga fillimi!”, ka shkruar Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.