Gjatë një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se populli i Kosovës nuk do të lejojë që izolimi të vazhdojë, duke shkruar se “Do të detyroheni të lironi zyrat dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Qeveria që të mos i rrezikoj raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hoti ka përmendur disa marrëveshje të nënshkruara në bazë të koordinimeve me Shtëpinë e Bardhë.
“Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës”, tha ai.
Postimi i plotë:
Kur janë koordinuar veprimet tona me Shtëpinë e Bardhë:
- ka ndodhur njohja nga Izraeli,
- e kemi demarkuar praktikisht një pjesë të kufirit me Serbinë,
- e kemi siguruar mbështetjen për projekte madhore të hekurudhave dhe autostradave,
- e kemi siguruar mbështetjen nga MCC për gaz dhe energji,
- e kemi nënshkruar marrëveshjen për insentiva të investimeve dhe qasje në financa në tregje amerikane,
- e kemi nënshkruar marrëveshjen për teknologji 5G të sigurt.
- e kemi kornizuar dialogun vetëm për njohje reciproke, pa cenuar integritetin territorial, pa prekur karakterin unitar të shtetit të Kosovës, si dhe duke mos pranuar asgjë pa u nënshkruar marrëveshja për njohje reciproke.
Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës. Sigurisht se populli i Kosovës nuk do lejojë që izolimi të vazhdojë. Do të detyroheni të lironi zyrat dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.