Qytetarët po ankohen në Ndërmarrjen Shoqërore ‘Prishtina Parking’ të cilët në mënyrë të kundërligjshme ka filluar t’ua bllokoj automjetet dhe po ju vendosin gjoba atyre kur po parkohen në vend parkimet ku menaxhohen nga ta.
Krejt kjo po bëhet pa asnjë të drejtë dhe duke shkelur edhe rregullat e tyre, madje personat që i vendosin bllokuesit në goma zhduken me shpejtësi.
E kur tentojnë t’i kontaktojnë nga ndërmarrja në fjalë nuk po ju përgjigjet askush për minuta e orë të tëra.
Në redaksinë e portalit të televizionit DTV, ka disa ditë që janë duke ardhur shumë ankesa ndaj “Prishtina Parking”, të cilët kanë dërguar dëshmi sipas tyre të kundërligjme.
Qytetari M.B ka dhënë versionin e tij se si u përball me një dukuri jo të drejtë nga punëtorët e kësaj ndërmarrje shoqërore. Edhe pse kanë dërguar mesazh për të bërë pagesën për parkimin e veturës në hapësirën për parkim, dhe sipas rregullit të tyre i është vendosur në gomën e veturës bllokada për t’ia pamundësuar më lëvizjen e veturës nga vend i parkimit.
“Parkova veturën në vendin ku lejohet me e parku e që o’shtë nën menaxhimin ‘Prishtina Parking’ në ora 11 e 40 minuta e dërgova mesazhin në platformën e tyre, mu aprovua, pastaj u nisa për me i kry punët e mia. Kur kthehem të vetura, duke hy brenda e shohë një diçka të verdhë në gomë, afrohem kur shohë që ma kishin vendos bllokadën”.
I njëjti qytetarë thotë se ka provuar të telefonojë për disa minuta në numrat kontaktues që janë të vendosurë në shtyllat prej hekuri në fillim të parkingut nga ndërmarrja, sipas tij nuk i është përgjigjur askush.
“Marrë m’i thirrë në telefon, provo, provo për gati 20 minuta kush nuk e hap telefonin. Doja me e ditë se çka është kjo punë, por nuk mu përgjigj askush.”
Një tjetër qytetar me iniciale S.P tregon rastin e tij me një version edhe me të rënd. Ai tha për DTV-në se, kur pa vend parkim të lirë tek një pjesë e rrugës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, parkoi veturë duke dërguar menjëherë mesazhin për pagesë.
Pasi u kthye sheh i është bllokuar vetura në gomën e djathtë dhe i është shqiptuar dënimi.
“Normal e parkova kerrin dhe as s’kam qenë i parkuar keq, e çova mesazhin për pagesë mu kthye aprovimi, e mbylla si gjithmonë edhe vazhdova ku kisha për me shku.” ka thënë S.P.
Më e rënda për të sipas këtij qytetarit ishte kur pa se ka edhe një gjobë që i është shkruar nga Prishtina Parking.
“Ma kishin lënë letrën në të cilën shkruante se unë jam dënuar, sepse kinse kam parkuar veturën dhe nuk e kam bërë pagesën në mënyrë elektronike. Që kjo është një rrenë e madhe sepse e kam edhe dëshminë.”, ka shtuar qytetari.
DTV ka provuar të marrë qëndrimin e nga stafi përgjegjësi i Prishtina Parking, por ashtu siç ju ka ndodhur qytetarëve askush nuk është përgjigjur në numrin e tyre kontaktues.
Në edhe gjatë ditëve të ardhshme do t’ju mbajmë të informuar për këtë situatë të pa drejtë duke i dënuargj qytetarët kjo ndërmarrje e krijuar tash e disa vite në Prishtinë.