Në Podujevë do të bëhet zbulimi i shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në ceremoninë, që do të mbahet nesër, e diel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së veprimtarit Adem Demaçi në Sheshin e Qytetit në Podujevë, nesër në orën 13:00, në prag të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Ftohen të gjithë qytetarët që të na bashkëngjiten në këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.