Ish-trajneri i Spanjës, një ndër emrat për përzgjedhësin e Kosovës?

Pozita e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës ka mbetur ende vakante pasi trajnerit të deritanishëm Primozh Glihës nuk iu vazhdua kontrata.

Shumë emra kanë qarkulluar për timonierin e “Dardanëve” teksa i fundit është spanjolli Robert Moreno.

Sipas gazetarit spanjoll Matteo Moreno, ai është njëri prej kandidatëve kryesor që mund të merr pozitën e trajnerit të Kosovës.

Në ditët në vijim do të ketë kontakte të reja mes palëve.

Përndryshe, Moreno ka bagazh të pasur, duke qenë trajner te Granada, Monaco dhe te Spanja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.