Azem Vllasi tregon kur ndodh njohja faktike nga Serbia

Njohësi i rrethanave politike, avokati Azem Vllasi, ka folur për marrëveshjen finale në dialogun Kosovë-Serbi, njohjen reciproke.

Ai tha se njohja faktike ndodh me faktin se Serbia nuk ka më pretendime territoriale.

“Njohja nuk është vetëm një akt formal, një deklaratë me një fjali në atë marrëveshjen finale.

Njohja faktike do të ndodh me faktin si Serbia më nuk ka pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe po nënshkruan marrëveshje me Kosovën si shtet që e ka sovranitetin e vet, integritetin territorial, kufinjët e vet dhe sturkturën e brendshme kushtetuese d.m.th Serbia me një Kosovë të tillë po bisedon dhe po nënshkruan marrëveshje”, tha Vllasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.