Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar sot me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën.
Për takimin ka njoftuar vetë Maqedonci, i cili ka publikuar pamje nga takimi.
Ai ka thënë se me Ramën ka folur rreth bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e emergjencave civile, ngritjes së kapaciteteve reaguese të kryeqytetit në rast të fatkeqësive natyrore si dhe rasteve të shkaktuara nga vet dora e njeriut.
“Në takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama diskutuam rreth bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e emergjencave civile, ngritjes së kapaciteteve reaguese të kryeqytetit në rast të fatkeqësive natyrore si dhe rasteve të shkaktuara nga vet dora e njeriut. U dakorduam për koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional”, ka shkruar Maqedonci.