Gërvalla: Pres shumë nga takimi i ministrave të jashtëm, sot në kuadër të Procesit të Berlinit

“Pritshmëri të mëdha përpara takimit të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit sot në Berlin me ftesë të ministres së Jashtme Annalena Baerbock. Gjermania është përgatitur intensivisht për ta bërë këtë takim të suksesshëm. Jemi optimistë se do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët tanë”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, sot po qëndron në Gjermani ku po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ajo tha se ka ngritur pritshmëritë për rezultate nga ky takim i ministrave të rajonit nën organizimin gjerman.

Procesi i Berlinit u kthye sërish në Berlin dhe këtë vit do të organizohet nga kancelari Olaf Scholz.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, iu bëri thirrje gjashtë vendeve që ta kapin mundësinë.

Sipas agjendës së publikuar nga faqja zyrtare, më 20 tetor mbahet takimi i ministrave të Punëve të Brendshme, një ditë më pas ai i ministrave të Jashtëm dhe më 24 tetor takimi i ministrave të Energjisë. Ndërkaq, më 3 nëntor mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.