Blerim Vela nuk do të jetë më shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani.
Mediumi ka siguruar vendimin e presidentes Osmani, ku konfirmohet largimi i tij.
Vela ishte emëruar shef i stafit të presidentes Osmani tre vite më parë.

Ai është i njohur për postimet në rrjetin social “X”.
Në fillim të këtij muaji, Vela kishte përdorur një ironi duke kërkuar që gazetari, Fahri Musliu, të bëj testin e ADN-së me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Për këtë ai kërkoi falje.