/

Nagavci njofton për nisjen e ndërtimit të çerdhes në komunën ku udhëheq Vetëvendosja

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njofton për ndërtimin e një çerdhe në Batllavë të Podujevës, aty ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje.

Ministrja Nagavci tha se investimi për këtë çerdhe kap vlerën e 448,209.88 euro.

“Ky objekt do të ketë sipërfaqe 756.5 metra katrorë dhe është i destinuar për 60 fëmijë”, njofton ajo.

Sipas saj, ditët në vijim do të vazhdohet me fillimin e ndërtimit të çerdheve edhe në komunat tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.