Haradinaj: Zero gjasa ka të përfshihemi në Qeverinë Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka “zero” gjasa që AAK të përfshihet në qeverisje në rast të nënshkrimit të një marrëveshjeje me Serbinë.

Haradinaj pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka folur për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, duke thënë se duhet të merret shumë seriozisht pasi siç tha ai “ne jetojmë sot me obligimet që ka marr Kosova në dialog dhe nuk mund të ikim nga ato obligime sikur e shihni”.

Ai po ashtu tha se çështja e dialogut me Serbinë duhet të merret seriozisht sepse vendimet e dialogut pastaj nuk mund të ndryshohen, raporton Telegrafi.

“Vendimet e dialogut nuk janë vendime që i ndryshon dikush pastaj… duhet të jemi sa më serioz pas parasysh faktin dhe shkallën e seriozitetit të akterëve ndërkombëtar. Do të punojmë që Kosova të del e suksesshme”, tha ai.

I pyetur edhe për mundësinë që të ketë zgjedhje në Kosovë, ai tha “Nuk bëhet fjalë për agjenda  zgjedhore e qeverisëse, por bëhet fjalë për fatin e fëmijëve tanë, brezave të ardhshëm… Ne jetojmë sot me obligimet që ka marr Kosova në dialog dhe nuk mund të ikim nga ato obligime sikur e shihni.

Në këtë drejtim Aleanca nuk kursehet dhe do ta ndihmojnë Kosovën, jo Albinin Kurtin, jo qeverinë. Ka pas qeveri edhe para Kurtit dhe do të ketë edhe tjera, por Kosova do të jetë vetëm një”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.