Në raportin 24 orësh është raportuar se tre persona janë zhdukur në Pejë- një femër dhe dy meshkuj.
Burimet bëjnë të ditur se të zhdukur janë raportuar një grua me djalin e saj të mitur dhe djalin e mitur të kunatit.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se Policia po i ndërmerr veprimet për gjetjen e tyre.
“Me autorizimin e prokurorit të shtetit, Policia e Kosovës është duke ndermarre veprimet për gjetjen e tyre”, tha ai.
Ndërkaq, në raport të policisë thuhet se rastin e ka lajmëruar dje një burrë.
“PERSON I ZHDUKUR- Pejë – Me 03.12.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se viktimat, një femër dhe dy meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhje e tyre, rasti është duke u hetuar.”
DTV