Valon Syla kërkon 30 mijë euro dëmshpërblim nga të akuzuarit për sulmin fizik ndaj tij

Gazetari Valon Syla i përfaqësuar nga avokati Kushtrim Palushi, gjatë dhënies së fjalës përfundimtare ka parashtruar kërkesë pasurore juridike në vlerë prej 30 mijë euro nga tre të akuzuarit për sulmin që kishte ndodhur tij në një kafiteri të Prishtinës.

Për këtë rast të akuzuar për shkaktim të lëndimit të lehtë trupor, janë Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani.

“Në përputhje me ligjin, pala e dëmtuar propozon që me rastin e vendosjes për aktakuzën të vendos edhe për kërkesën pasurore juridike për të dëmtuarin e cila në këtë rast propozon që të jetë në shumën prej 30 mije euro”- tha avokati Kushtrim Palushi.

Kjo shumë e të hollave u kërkua në emër të shkaktimit të pasojave nga të dëmtuarit gjatë sulmit, shqetësimet që i kanë shkaktuar nga sulmi si të dëmtuarit, ashtu edhe familjarëve të tij.

Këtë propozim të avokatit e përkrahu edhe gazetari Valon Syla.

Avokati Kushtrim Palushi tutje shtoi se nga provat e administruara dhe të propozuara në aktakuzë do të vërtetohet se tre të akuzuarit e kanë kryer veprën penale duke marrë për bazë që të njëjtit edhe e kanë pranuar sulmin por që motivet nuk i kanë pranuar.

“Gjykata duhet të ketë parasysh këto rrethana rënduese si dhe faktin se sulme të tilla ndaj gazetarëve janë një fenomen në rritje e sipër”- tha Palokaj në fund .

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.