“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat kanë për qëllim të rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet në fund.
Shërbimi Korrektues ka njoftuar se aksioni është ndërmarrë pas marrjes së një informacioni konfidencial.
Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e substancave narkotike, tabletave të dyshuara si ekstazi dhe pajisjeve të tjera elektronike.
“Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i menaxhmetit të QKD-së, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç` rast në tunelin e Portës së Re të hyrjes së qendrës kanë lokalizuar Automjetin Transportues të kompanisë së kontraktuar për furnizime të kantinave në SHKK, ku gjatë kontrollit të detajuar brenda hapësirave të Automjetit Transportues në mënyrë të kamufluar është tentuar të futet brenda qendrës: substancë e dyshuar narkotike 748 gr; 11 telefona mobil; 8 kabllo të adapterëve; 2 koka të adapterëve; 5×20 tableta të dyshuara të llojit DBOLMAX, dhe 212 tableta të dyshuara si ekstazi”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dal me një raport të detajuar.