Gazetari Milaim Zeka në emision N’pikë në televizionin DTV, thotë se Naim Murseli ka qenë më shumë se këshilltar i Behgjet Pacollit.
Ai thotë se kanë udhëtuar bashkë, 24 orë kanë qenë bashkë, kanë bë biznese të përbashkëta dhe ishin në dasmen e vajzës së Donalt Trump.
“Për mua është përtej çdo etike një shef i kabinetit me quajt monstër një njeri që ka kryer vrasje”, thotë Zekaj.
Ai tregon se ka pas debatë të rënda me Jetlir Zyberaj, shefin e kabinetit të Behgjet Pacollit.
Ai tregon se nuk e ka duruar asnjëherë Naimin dhe e quan atë mashtrues, pasi në Suedi shtetasit suedez nuk paguajnë për operacione.
Zeka tregon se Murseli ka kredi në bankën e Behgjet Pacollit rreth 200 mijë euro, duke shtuar se një kredi të tjetër ka edhe në një bankë tjetër, dhe ka kërkuar para nga një amerikan shumë i njohur.