Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Dritëro Bajrami ka fituar çmimin “Studenti më i mirë” në kursin trajnues për Instruktor ITC në Republikën Çeke.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në Facebook.
“Çmimi i fituar nga toger Bajrami reflekton përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë të pjesëtarëve të FSK-së”, ka shkruar Maqedonci.
DTV