Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar Iniciativën , si partinë më të re politike në Kosovë.
Në këtë mbledhje gjithashtu u tha se Agjencia e Statistikave të Kosovës me 29 nëntor të këtij viti ka kërkuar nga KQZ-ja rreth 700 kuti të votimit, të cilat do të përdoren për Regjistrimin e Popullsisë Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS).
Besnik Buzhala nga Zyra e Partive Politike, tha se pas pranimit të aplikacionit zyra ka shqyrtuar këto dokumente dhe lista e nënshkrimeve është verifikuar edhe nga sekretari i KQZ-së , ku partia ka paguar edhe taksën për regjistrim. Të gjithë votuan pro për pranimin e kësaj partie politike.
DTV