Kjo grua ia përplas fytyrës, serbët të nervozuar

Se kush është Novak Gjokoviq, nuk do koment sepse të gjithë e njohin mendësinë e tij provokuese dhe skandalet e panumërta!

Serbi Gjokoviq, sa e sa herë ka provokuar edhe shtetin e Kosovës, duke shkruar e paraqitur edhe video skandaloze.
E për çudi, asnjëherë nuk u dënuar për gjuhën e tij që përdori ndaj Kosovës por edhe për skandale tjera.

Tani mediat në Serbi po vlojnë nga nervozizmi sepse një grua australiane, e thotë të vërtetën dhe ua përplas fytyrës. Kjo i ka nervozuar serbët duke llomotitur në mënyrën e tyre.

“Novak Gjokoviq dominon sepse nuk është vaksinuar”, ka thënë ish-tenistja australiane Rennae Stubbs.

Mediumi serb “Veçernj Novosti”, i frustruar deri në pikën e fundit, shkarravit mes të tjera ndaj australianes: “A është realiste që urrejtja ndaj Novak Gjokoviqit dhe gjithçkaje serbe të shkojë deri këtu?.

Sa për kujtim, Stubbs e shfrytëzoi rastin për ta fyer, nënçmuar dhe pështyrë dy vite më parë, kur serbi po torturohej në Australian Open, u burgos në një hotel për emigrantë, kur u gjykua sepse këmbënguli për të drejtën për të. të bëjë zgjedhjen e tij.

Vetëm për arsyen se Novak Gjokoviq nuk ka dashur të vaksinohet kundër Covid 19, duke pasur parasysh se vaksina nuk është testuar mjaftueshëm”.

Serbëve iu djegë shumë kur ia kujtojnë skandalet dhe madje babain e Novakut, Srgjanin, e lidhin edhe me Rusinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.