Anulohet konkursi për pozitën e kryeshefit ekzekutiv në ”Trepçë”

Gjatë ditës së sotme është marrë vendim që të anulohet konkursi për Kryeshef të Ndërmarrjes “Trepça”,

Kjo për shkak se nuk kanë aplikuar 4 veta të cilët i plotësojnë kushtet e konkurrimit, siç parashihet me Kodin e Etikës dhe Qeverisjes Korporative për Ndërmarrjet Publike.

Theksojmë se konkursi për pozitën Kryeshef Ekzekutiv i Trepça Sh. A., është shpallur më datën 13.11.2023.

Po ashtu theksojmë se minatorët e Trepçës kishin mbajtur grevë rreth dy javë në muajin tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.