LDK-ja nesër e mbledh Këshillin e Përgjithshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër nga ora 11:00 do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në sallën Klan Arena, ku bëhet e ditur se mediet mund ta ndjekin vetëm fjalën hyrëse të kryetarit të rizgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Mediet do të mund ta ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku më pas do ta lirojnë sallën, në mënyrë që Këshilli të vazhdojë me punimet”, thuhet në njoftim.

Kjo është mbledhja e parë e Këshillit të ri të Përgjithshëm të LDK-së, në mandatin e dytë të Abdixhikut në krye të partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.