Kjo është hera e dytë brenda kësaj jave që Lajçak vjen në Kosovë për të biseduar me krerët e institucioneve.
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në zyrën e tij emisarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak vjen në Kosovë pas thirrjeve nga Washingtoni dhe Brukseli për të zgjatur afatin për riregjistrimin e targave. Kërkesa e tyre ishte që ky afat të zgjatej për 10 muaj.
Po këtë javë në Kosovë ishte edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar.
Kryefjalë e këtyre takimeve ishte dialogu dhe gjetja e një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë në një periudhë më të shpejtë.