Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion këtë të mërkurë.
Gjatë këtij aksioni i cili po zhvillohet në pesë lokacione në Prishtinë, janë duke u kontrolluar bizneset të cilat merren me importimin e fishekzjarreve.
Kështu bëri të ditur, zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
“Aksioni po vazhdon ende. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.
DTV