Nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen. Në mënyrë që të menaxhohet trendi i lëvizjes së qytetarëve, Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që ta themelojë Mekanizmin e Paralajmërimit të Hershëm.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky mekanizëm do t’i monitorojë lëvizjet e migrimit me rastin e liberalizimit të vizave
“Ky mekanizëm ndërinstitucional ka për qëllim të monitorojë trendet e lëvizjeve të migrimit pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Europian, të mbledh dhe të analizojë të dhëna lidhur me lëvizjet e shtetasve të Republikës së Kosovës në shtetet e zonës Schengen, si dhe të rekomandojë ndërmarrjen e masave për institucionet relevante me qëllim të menaxhimit të suksesshëm të procesit”.
Zëvendësministri Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se “ky mekanizëm themelohet me një përbërje ndërinstitucionale”.
DTV