Komuna investon 1 milion euro në shkollën “Mustafë Venhari” – Idrizi thotë se përfundon në vitin 2025

Komuna e Vushtrrisë ka mbajtur ceremoninë e vënies së gurthemelit të Shkollës “Mustafë Venhari”. Kryetari Ferid Idrizi tha se në këtë projekt janë investuar 1 milion euro, kjo me qëllim të krijimit të kushteve për të gjithë nxënësit pa dallim.

Përderisa tha se ndërtimi do të jetë sipas standardeve dhe do të përfundojë në vitin 2025.

“Ky është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili krijon parakusht për krijimin e kushteve për arsim për faktin që tash përmes migrimit kanë zbritur numër i madh i banorëve në qytet dhe është rrit numri i nxënëseve veçanërisht këtë shkollë”.

“… ky është projekt më vlerën mbi 1 milion euro dhe ka 21 dhoma mësimi është një shkollë që do të ndërtohet përmes standardeve më të larta dhe do të plotësoj të gjitha kushtet për një arsimim cilësor. Pritet të përfundoj në vitin 2025″.

Drejtoresha e Shkollës, Ferdane Llapashtica, tha se krijimi i kushteve të mira për nxënësit ndikon në rritjene cilësisë.

“Jemi shumë të lumtur edhe mendoj që përveç nxënësit akomodohen më mirë është edhe çështja e ngritjes së cilësisë, me kushtet më të mira arrihet edhe rritja e cilësisë”.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.