Grabitja e armatosur në Suharekë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Korab Gashit

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Korab Zeqir Gashit, i cili dyshohet për rastin e grabitjes së armatosur në argjendarinë në Suharekë dhe plagosjes së zyrtarit policor.

Në njoftimin për media thuhet se një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër arresti nga organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e Grabitjes së Armatosur dhe Plagosjes së Zyrtarit Policor, ndodhur më datë 22.11.2023 në argjendarin në Suharekë.

Lidhur më këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër arresti nga organet e drejtësisë.

Personi i cili po kërkohet është Korab Zeqir Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë.

Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose përmes e-mail adresës elektronike: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.