/

Arifi e akuzoi për përçarje, Kurti: Bashkimi i shqiptarëve për zgjedhjet në Serbi, dëshmi e unitetit kombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka qenë i ftuar në tubimin e mbajtur në mbështetje të listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti ka thënë se bashkimi i shqptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc është dëshmi që mund të ketë edhe pluralizëm politik edhe unitet kombëtar.

“Mirë se e gjejmë njëri-tjetrin këtu, në këtë tubim që mbështet vazhdimin e betejës, vazhdimin e angazhimit të pandërprerë, e tash fuqizues e shumë të rëndësishëm, për shqiptarët në Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, apo Luginës siç themi shpesh e zakonisht. Ky bashkim është dëshmi që mund të jemi edhe për pluralizëm politik edhe unitet kombëtar. Mund të jemi edhe patriotë edhe demokratë. Andaj beteja e këtillë politike me siguri që është e drejtë për nga karakteri i saj, andaj edhe rruga para saj është e drejtë dhe e mirë e në të cilën e keni mbështetjen tonë dhe para se gjithash përgëzimin tonë për këtë bashkim të cilin e kemi arritur”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, dje kryetari aktual i Preshevës, Shqiprim Arifi e ka quajtur përçarës kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Arifi thotë se Albin Kurti ka përçarë shqiptarët.

“Për të kapur një analogji dhe përshtatur poezisë së Gjergj Fishtës dhe realitetit të sotëm: Dhe le ta dijë gjithë bota mbarë, se Albin Kurti ka përçarë shqiptar!”, shkruan Arifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.