Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka treguar për fëmijërinë e tij, gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Ai ka tënë se si fëmijë, i inspiruar nga babai i tij, ka qenë i interesuar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Pastaj ka shkuar (babai) në Gllogjan dhe ku është kthyer më ka treguar detaje që unë si fëmijë më intresojshin shumë, për shkak të prindit… dhe tani kam qenë i kyçur në çdo takim që është mbajt në shpinë tonë të babës me shokët e fshatit, ku menjëherë me datën 29 kanë shkuar me marrë armatim në Shqipëri… dhe kur është kthyer pas dy ose tri ditësh më ka cu prej gjumit, e ka ditë që kam qejf dhe ma çuar në katin e dytë ku ka qenë një dhomë e parregulluar dhe mi ka treguar armët dhe tesha, e u pata gëzuar shumë…aty i pata parë për herë të parë teshat e UÇK, emblemën dhe armët dhe prej atij momenti kam qenë i përfshirë qind për qind”, ka treguar Molliqaj.
Molliaj ka thënë se gjatë kohës së luftës ka bartur bukë për disa pjesëtarë të UÇK-së.
“Në periudha të ndryshme kam bërë sene për ushtrinë Para shtatorit të ’98 të Beleg mbetën 7 deri 11 veta që bënin roje, unë prej fshatit Llukë çdo mëngjes me biçikletë kam çuar bukët atje. Dhe shpesh gjatë shkuarjes ka pasur granatime të fuqishme ose sulme, ku kam mbet nëpër kanale të ndryshme. Dhe prej qejfit të madh më lejojshin të flejë aty, në pikë dhe më lejoshin me bë roje natën me një ose dy ushtarë dhe shkoi tu u rritë kjo deri pas lufte”, u shpreh Molliqaj.
DTV