Musliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se Osmani me këtë ka treguar injorancë dhe urrejtje patetike.
“Vjosa Osmani edhe sot e dëshmoi që nuk mund të jetë më shumë se një Vjosë. Kur flitet për historinë e Kosovës e nuk përmendet emri i presidentit që shpalli Pavarësinë e Kosovës, presidentit Hashim Thaçi, kjo tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa. Prandaj unë sot nuk bojkotova adresimin e presidentit të shtetit tim, bojkotova fjalimin e një gruaje që nuk mund të shërohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke të lavdishme të historisë”, shkroi ajo.