Seanca e jashtëzakonshme e thirrur me një pikë në rend dite ka dështuar të mbahet.
Për shkak të mungesës së deputetëve nuk është bërë shqyrtimi i dytë i Projektkodit doganor dhe të akcizave.
Kryetari Glauk Konjufca ka thënë se për shkak të kuorumit të munguar kjo pikë shtyhet për një ditë tjetër.
Para kësaj, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur të paarsyeshme thirrjen e seancës.
“Edhe faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje që të mos bëhet kjo”, ka thënë Tahiri.
“Keni hyrë në rrugë të gabuar. Ku është qëllimi politik do ta shohim më vonë. Nëse doni që të shkojmë në zgjedhje, shkojmë, por jo në këtë procedurë. Jeni duke i bërë dëm vendit dhe nuk mund ta mbani këtë ligj”.
Kuvendi është duke vazhduar punimet me pikat tjera nga seanca tjera.