Policia e Kosovës ndërhynë në një dasmë serbe në Kamenicë, çartet Petkoviqi, e fajëson Albin Kurtin

Policia e Kosovës të shtunën ka ndërprerë një dasmë serbe në Kamenicë.

Sipas mediave serbe, dasma është ndërprerë në momentin që krushqit po e merrnin nusen pasi dikush ishte ankuar për tonin e lartë të muzikës.

Për rastin në fjalë është ankuar, drejtori i Zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Me ndërprerjen e dasmës serbe në Kamenicë, Albin Kurti tregoi se e shqetëson gjithçka që bëjnë serbët në Kosovë dhe se urrejtja e tij ndaj serbëve nuk njeh kufi. Ai kërkon të hiqen targat serbe, e shqetësojnë letërnjoftimet serbe e tash edhe dasmat”, ka deklaruar Petkoviq.

Sipas portalit serb ‘Kosova Online’, dasmorët janë dënuar edhe me gjobë nga Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.