Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është anuluar vizita e planifikuar për sot, e kryetarit Përparim Rama tek bujqit e Prishtinës,
Në njoftimin e komunës nuk tregohet arsyeja e anulimit të vizitës, por vetëm thuhet se shtyhet për një datë tjetër.
“Anulohet vizita e Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama e cila ishte paraparë të ndodhë sot tek bujqit e Prishtinës. Vizita shtyhet për një datë tjetër për të cilën do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.