/

Serbët lokalë që do të shkojnë në Serbi për votim, KFOR: Të gatshëm të ofrojmë siguri dhe liri të lëvizjes gjatë kësaj kohe

Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR, ka lëshuar një njoftim për media duke thënë se janë të përkushtuar që t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovës dhe për lirinë e lëvizjes, gjatë periudhës zgjedhore.

Ky njoftim i KFOR-it vjen në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në Serbi, e ku serbët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimit në atje, pasi që Kosova s’ka lejuar organizimin e tyre brenda territorit të Kosovës.

“KFOR-i është i përkushtuar të marrë të gjitha masat e duhura në mënyrë që të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, gjatë periudhës zgjedhore; në përputhje me mandatin e tij bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 të vitit 1999; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.

Sipas vendimit të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, më 17 dhjetor, serbët nga Kosova do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në qytetet kufitare të Serbisë: Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Ata votuan në të njëjtën mënyrë edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit, 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published.