Driton Kuka për Akilin: Është çmenduri sa mirë luftoi sot, nuk e kam parë kurrë në këtë formë

Trajneri i xhudos, Driton Kuka është habitur me medaljen e artë të Akil Gjakovës, në finale të Kampionatit Evropian të Hapur që u mbajt këtë të shtune në Prishtinë.

Kuka, mes tjerash theksoi se nuk e ka parë Akilin kurrë më parë në këtë formë.

“Është çmenduri sa mirë luftoi sot. Mundja e Hidayat Heydarov, numri 1, në rrugën për në finale ishte çelësi i suksesit. Të them të drejtën, nuk e kam parë kurrë më parë Akilin në këtë formë”, ka thënë Kuka për Unionin Evropian të Xhudos.

Përndryshe xhudistët kosovarë i kanë fituar katër medalje në Kampionatin Evropian të Hapur që u mbajt në Prishtinë.

Akil Gjakova fitoi të artën, teksa Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Dardan Cena rrëmbyen të bronztën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.