Dështon mbledhje e Komisionit Hetimor për Rezervat pas bojkotit të LVV-së

Ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, kjo pas mospjesëmarrjes së deputetëve të VV-së.

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj, tha se deputetë e VV-së nuk po marrin pjesë në mbledhje që ta pengojnë punën e këtij Komisioni.

Sipas tij, e mungesa e deputetëve të VV-së në Komision po krijon dyshime që pretendimet për keqpërdorime të jenë fakte.

“Po e shini që prapë mungojnë deputetët e partisë në pushtet që siç duket kanë marr obligim që ta bojkotojnë këtë komision. Mos ardhja e tyre është vetëm pengim i punës së këtij Komisioni”.“Sot kemi pasur dy pika të rëndësishme pa të cilat ky komision nuk mund të funksionoj. Prapë puna e Komisionit po pamundësohet për shkak të deputetëve të VV të gjithë atyre që kanë thirru për drejtësi”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.