“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka pezulluar nga puna zyrtarin E.Q. I njëjti dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit”, njofton SHKK.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se ka pezulluar nga detyra e tij zyrtarin E.Q, pasi e kishte keqpërdorur pozitën e tij dhe kishte marrë ryshfet, gjithashtu.
Tutje SHKK, ka deklaruar se vendimi për pezullimin nga puna të këtij zyrtari është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.
“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”.