Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka marrë nën administrim kompleksin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit.
Lidhur me këtë, ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Pronare e këtij kompleksi është AKP dhe për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi, pse dikush ka investuar jashtëligjshëm, ky është mësim për të gjithë ata që duan të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë”, tha Sveçla.
Ministri i Brendshëm ka shtuar se sa i përket menaxhimit të atij kompleksi është rezultat i bashkimit të dy ministrive MPB dhe ish-ministrisë së Administratës Publike.
“Ish- ministria e Administratës ka Departamentin e menaxhimit të objekteve të llojeve të tilla në pronësi të shtetit. Kjo është arsyeja pse e kemi marrë në menaxhim këtë objekt”, tha Sveçla.
DTV